Privatësi do të thotë të mbrohet ajo që na bën njerëzorë: sjellja jonë e përditshme, personaliteti ynë, frika jonë, marrëdhëniet tona dhe dobësitë tona. Gjithkush meriton privatësi. OKB-ja madje e kodifikoi privatësinë si një të drejtë njerëzore, në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, më 1948-n. Por, qeveritë, korporatat dhe të tjera njësi të fuqishme në mënyrë rutinë na e bllokojnë ushtrimin e të drejtës sonë për privatësi, përmes survejimit, mbikëqyrjes dhe gjurmimit.
Veprimtarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, pakicat dhe njerëzit që protestojnë për ndryshim janë shpesh objektiva të këtij survejimi dhe pra kanë një perspektivë unike mbi rëndësinë kritike të privatësisë dhe anonimitetit internetor.
Në këtë edicion të PrivChat-it, sjellin tok një grup me përvojë të drejtpërdrejtë si veprimtarë, ose që merren me grupe veprimtarësh, që do të flasin rreth përvojës së tyre me survejimin dhe privatësinë:
Ejani tok me Ali Gharavi, specialist i vjetër programi, Agjencia Suedeze e Zhvillimit Ndërkombëtar; Nadya Tolokonnika, artiste, veprimtare dhe anëtare themeluese e Pussy Riot-it; si dhe Nicholas Merrill, themelues dhe drejtor ekzekutiv, Calyx Institute, që të diskutoni përvojën e tyre me survejimin dhe pse të luftojmë për privatësi është pjesë kyçe e garantimit të të drejtave të njeriut për të tërë.
Cindy Cohn, drejtoreshë ekzekutive e EFF, do të marrë pjesë si organizuese dhe moderatore.