Bëhuni pjesë e mijëra përkrahësve të Tor-it që ngrenë një Internet të bazuar në privatësi. Bëni një dhurim sot.
Nga sot e deri në 31 dhjetor, për dhurimin tuaj do të ketë kundërdhurime një më një, për vlera deri në 300 mijë dollarë amerikanë!
një bisedë mbi teknologjinë, të drejtat e njeriut, dhe lirinë në internet, sjellë për ju nga Projekti Tor
PrivChat është një varg veprimtarish mbledhjeje fondesh për të mbledhur dhurime për Projektin Tor. Përmes PrivChat-it do t’ju sjellim informacion të rëndësishëm të lidhur me ç’ndodh në teknologji, në të drejtat e njeriut dhe lirinë në internet, duke sjellë ekspertë të bisedojnë me bashkësinë tonë.
Kapitulli #3 - Tor-i Në Shpënie Përpara të të Drejtave të Njeriut
Misioni kryesor i Projektit Tor është të shpjerë përpara të drejtat dhe liritë e njeriut duke krijuar dhe vënë në zbatim teknologji anonimiteti dhe privatësie të lirë dhe me burim të hapët. Njerëzit e përdorin teknologjinë tonë, rrjetin Tor dhe Shfletuesin, në rrugë të ndryshme. Tor-i përdoret nga sekretnxjerrës të cilëve u duhet një rrugë e parrezik për të nxjerrë në dritë informacion rreth shkeljesh -- informacion që për shoqërinë është kyç të dihet -- pa zbuluar identitetin e tyre. Tor-i përdoret nga veprimtarë anembanë botës të cilët luftojnë kundër qeverish autoritare dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut, jo vetëm për sigurinë dhe anonimitetin e tyre, por edhe për të anashkaluar censurimin e internetit, që kështu zërat e tyre të mund të dëgjohen. Tor-i u lejon miliona njerëzve të mbrojnë veten në internet, pavarësisht privilegjesh që kanë, ose që nuk kanë. Për edicionin tonë të tretë të PrivChat-it, ju sjellim disa përdorues Tor-i nga praktika e përditshme, që do të rrëfejnë se si Tor-i ka qenë i rëndësishëm për ta dhe punën e tyre në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut anembanë botës.
Edward Snowden është një shtetas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ish-oficer zbulimi dhe sekretnxjerrës. Dokumentet që zbuloi hapën një dritare jetike publike mbi programet dhe aftësitë e survejimit të fshehtë në masë nga NSA dhe nga shërbime zbulimesh partnerë ndërkombëtarë të saj. Këto zbulime të tij prodhuan nëpër botë një vëmendje të paparë më herët rreth shkeljeve të privatësisë dhe sigurinë dixhitale, duke shpënë në një debat global rreth temës në fjalë.
Alison Macrina është një punonjëse bibliotekash dhe themeluese e projektit Library Freedom Project, një bashkësi praktike për punonjës bibliotekash që sendërtojnë vlerat tona të lirisë intelektuale dhe privatësisë në botën e njëmendtë. Puna e saj përqendrohet në rrugët me të cilat survejimi ndikon mbi bashkësitë e bibliotekarëve dhe mbi punën e tyre, si lidhet ai me probleme të tjera të drejtësisë shoqërore dhe lirisë intelektuale, si dhe dinamika forcash brenda teknologjive tona. Alisoni dhe projekti Library Freedom Project janë vlerësuar nga fondacioni Free Software Foundation me çmimin “Përfitim Shoqëror nga Projekti”, çmimin “Movers and Shakers Award” nga Library Journal, çmimin e Lirisë Intelektuale nga Shoqata e Bibliotekave të Nju Jorkut, si dhe atë “LITA/Library Hi Tech Award”.
Berhan Taye (Ajo/atë) është një kërkuese që heton marrëdhënien mes teknologjisë, shoqërisë dhe drejtësisë shoqërore. Ajo është Përgjegjës Politikash për Afrikën dhe Drejtuese e “Global Internet Shutdowns” në Access Now. Ka drejtuar fushatën #KeepItOn, një fushatë mbarëbotërore për të ndalur fikjet e internetit, me një koalicion të më shumë se 220 anëtarësh nga anembanë bota. Para se bëhej pjesë e Access Now, ka qenë një kërkuese për projektin “Technology for Social Justice Field Scan” dhe ka hartuar raportin MoreThanCode.cc.
Ramy Raoof është një teknolog dhe kërkues privatësie, punët e tij më të freskëta përqendrohen në kërkime mbi sulme dixhitale që synojnë mbrojtës dhe OJQ-ra të të drejtave njerëzore, si dhe në zhvillim protokollesh sigurie dixhitale dhe krijim aftësish me veprimtarë në Lindjen e Mesme dhe Amerikën Qendrore lidhur me survejimin dhe censurimin. Ramy është teknolog taktik në Laboratorët e Sigurisë të Amnesty International dhe është nga pjesëtarët e Këshillit Drejtues të Projektit Tor. Para ardhjes në Amnesty, pa shërbyes i teknolog i vjetër në Nismën Egjiptiane për të Drejta Personale (EIPR). Ramy fitoi çmimin ndërkombëtar “Heronj të të Drejtave të Njeriut dhe Survejimit të Komunikimeve” nga Access Now, më 2017-n dhe në maj të 2016-s fitoi Çmimin Ndërkombëtar Bobs - Aktivizmi Më i Mirë Internetor, si mirënjohje për punën e tij për sigurinë dhe privatësinë dixhitale, nga Deutsche Welle. Në Twitter e gjeni te https://twitter.com/RamyRaoof.
Rruga më e mirë për të përkrahur punën tonë është të bëheni një dhurues i përmuajshëm.